Neymari mendon se Messi është rehatuar te PSG-ja

albnews
By
1 Min Read

Neymari ka pohuar Lionel Messi i ka tejkaluar vështirësitë e fillimit te Paris Saint-Germaini dhe tash është rehatuar te klubi francez.

“E njoh Leon që një kohë të gjatë. Kam mundur t’i ndihmoj,” ka thënë Neymari për DAZN.

“Është e vështirë që ta bësh një ndryshim sepse  ai kishte qenë te Barcelona për shumë vite dhe tash gjithçka ka ndryshuar për të dhe për familjen e tij”.

“Është e vështirë, por mendoj që ai po përmirësohet tash dhe po ndihet si në shtëpi. Dua që ai të kënaqet, dua që të kalojmë mirë të gjithë”.

Share This Article