Josip Juratovic, kryetar i Grupit për Europën Juglindore në Bundestagun gjerman, ka përshëndetur vendimin për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse thekson se fillimi i negociatave është larg nga anëtarësimi, Juratovic e konsideron vendimin si të dobishëm “për ata që kërkojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në vendin e tyre”.
“Ka shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor që kanë luftuar për dekada të tëra, pak nga pak, për një rend demokratik”, thotë deputeti gjerman.
Përkundër dhunës dhe abuzimeve, vijon Juratovic, shumë kanë duruar dhe nuk janë larguar nga vendi i tyre, por kanë luftuar për një shtet kushtetues që funksionon.
Deputeti gjerman thotë se është në interesin e Evropës që këto shtete të bëhen pjesë e strukturave të saj, për të luftuar edhe konkurrencën që vjen nga Rusia, Kina apo Turqia.