VAR-i ia ‘mohon’ fitoren Juventusit në fund të ndeshjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Salernitana ka barazuar me Juventusin, me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Antonio Candrevan, në minutën e 18’, derisa pak sekonda para se të përfundonte pjesa e parë, Kriztof Piatek shënoi edhe njëherë.

Në pjesën e dytë, Juventusi fillimisht e ngushtoi epërsinë në minutën e 51’, me Bremer, teksa në fund të ndeshjes Leonardo Bonucci, e barazoi rezultatin, edhe pse e humbi penalltinë.

Derisa Milik shënoi në sekondat e fundit, por që u anulua nga VAR-i, për pozitë jashtë loje.

Juventusi pas barazimit mbetet në vendin e tetë më 10 pikë, derisa Salernitana me shtatë pikë.

Share This Article