I arrestuar në Shqipëri për vjedhjen e 140 milionë dollarëve, kinezi kundërshton ekstradimin në vendlindje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liangbin Chen, kinezi i liruar nga Gjykata e Tiranës pak ditë më parë, do të kundërshtojë ekstradimin drejt Kinës bazuar në një vendim të Parlamentit Europian, i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun.

Chen ka hequr dorë nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaportë kamboxhiane. Chen ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi” prej të premtes dhe është vendosur në një banesë në Lundër. Lirimi i tij, duke e kaluar në masën “arrest në shtëpi” u bë bazuar në një akt ekspertimi mjekësor, sipas të cilit, qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën. Shtetasi kinez ka një problem në tru që nuk mund të trajtohet në kushtet e paraburgimit, por kërkon “mjekim intensiv nga specialistët e fushës”.

Chen u arrestua në Shqipëri në korrik të këtij viti për llogari të autoriteteve kineze. Sipas tyre, ai ka vjedhur 140 milionë dollarë përmes mashtrimit kompjuterik.

Share This Article