Mbreti Charles i III tha se ishte i vendosur të ndiqte shembullin e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në fjalimin e mbajtur para ligjvënësve ditën e hënë. Në një ceremonitë zhvilluar në Westminster Hall, Charles e cilësoi parlamentin si instrumentin e gjallë të demokracisë së vendit, dhe u zotua t’i përmbahet parimit të qeverisjes kushtetuese.
“Teksa qëndroj sot para jush nuk mund të mos e ndjej peshën e historisë, e cila në rrethon dhe na kujton traditat jetësore parlamentare, të cilave u dedikohen me përkushtim pjesëtarët e te dyja dhomave. Parlamenti është instrumenti I gjallë I demokracisë sonë. Që në moshë të re, Madhëria e saj Mbretëresha u zotua t’i shërbejë popullit dhe të ruajë parimet e çmuara të qeverisjes kushtetuese, që janë në zemër të kombit tonë. Ajo vendosi shembullin e shërbimit vetëmohues, dhe me ndihmën e Zotit, atë dua të ndjek edhe unë”, tha Mbreti.
Në nisje të ceremonisë në godinën më të vjetër të parlamentit, pjesëtarët e të dyja dhomave kënduan, “Zoti e mbrojttë Mbretin” para se monarku I ri të nisej për në Edinburg, për mbërritjen e arkivolit të nënës së tij në katedralen historike. Ligjvënësit I përcollën ngushëllimet mbretit për humbjen e së ëmës, ndërsa kryetarët e dhomës së lartë dhe të ulët mbajtën një fjalim ku shprehën dhimbjen për vdekjen e Elizabeth II dhe I ofruan mbështetjen e tyre, trashëgimtarit të saj.