Në rrjete sociale e portalet e Kosovës po qarkullon një fotografi ku pretendohet që dikush diku në Kosovë e ka lënë një letër në një veturë, duke i treguar pronarit të saj se ia ka goditur automjetin, dhe se letrën e ka shkruar vetëm për shkak se njerëzit po e shikonin dhe që të binte në sy të mirë te ata.
Por në fakt, kjo është vetëm një kopje e letrës origjinale e cila është shkruar diku në botë në gjuhën angleze në nëntor të vitit 2021, por që këto ditë është rikthyer sërish në vëmendje të përdoruesve të rrjeteve sociale.
Kjo duket t’i ketë rënë në sy edhe dikujt në vendin tonë, i cili ka pëlqyer dhe e ka përkthyer fjalë për fjalë letrën e mëposhtme.