Një autobus që transportonte të infektuarit me Covid në një qendër karantinimi u aksidentua në Kinë duke iu marrë jetën të paktën 27 personave.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në jug-perëndim të provincës Guizhou, ku autobusi u përmbys, duke plagosur rëndë dhe 20 të tjerë.
Aksidenti solli reagimin e ashpër të banorëve kundër politikës ‘zero covid’ që Pekini ka zgjedhur të ndjekë që prej nisjes së pandemisë dhe që parashikon masa të forta.
Sipas këtyre rregullave anticovid, personat që dalin pozitiv me koronavirus duhet të karantinohen dhe së bashku me ta dhe personat e afër apo të kontaktit.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim.