Kryeministrja britanike, Liz Truss, është zotuar për vijimin e mbështetjes ushtarake ndaj Ukrainës edhe vitin e ardhshëm.
Kjo, pasi Truss të rifillojë agjendën e Qeverisë së saj pas funeralit të Mbretëreshës.
Kryeministrja do të zotohet për ndihmë ushtarake me vlerë miliarda eurosh gjatë një udhëtimi për të takuar liderët botërorë në New York.
Ajo do të përdorë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të mbledhur mbështetjen për Ukrainën.
Udhëtimi vjen në një kohë të trazirave ekonomike globale të nxitura nga rritja e çmimeve të energjisë dhe lufta në Ukrainë.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga donatorët kryesorë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke dhënë 2.3 miliardë paund që kur forcat e presidentit rus, Vladimir Putin, pushtuan vendin në shkurt.
Ndërsa politika rifillon në MB, Truss ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit si kryeministre.
Duke folur me gazetarët gjatë fluturimit për në New York, Truss tha se ajo ishte “shumë e nderuar” nga aktet përfundimtare të Mbretëreshës si monarke që e ftoi për të formuar një qeveri.
Agjenda e Truss do të përfshijë një seri takimesh me liderët botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.