Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Mitrovicë për fushatë zgjedhore, ku ka thënë se ky qytet, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë.
“Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet”, ka përfunduar ai.