ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 4 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 4 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 4 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 4 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ekspertët të shqetësuar me gjendjen në bujqësi

albnews by albnews
29 September, 2019
in Kosova
0
Ekspertët të shqetësuar me gjendjen në bujqësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këtë vit synohen 20 mijë hektarë më shumë grurë, ekspertët të shqetësuar me gjendjen në bujqësi

Këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë pritet të jenë rreth 20 mijë hektarë më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa krahasuar me vitet e më hershme, sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore janë përgjysmuar.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se kulturat bujqësore do të subvencionohen me një shumë prej rreth 25 milionë euro. Por ekspertë të bujqësisë, thonë se kjo fushë është lënë anash nga qeveritë e mëparshme dhe se bujqit janë demotivuar për t’u marrë me mbjellje të grurit.

Shefi divizionit të prodhimtarisë bimore dhe të ujitjes, në ministrinë e Bujqësisë, Bali Lestrani gjatë një prononcimi për Ekonomia Online thotë se kanë marrë të gjitha masat për subvencionet e sivjetme.

“Masa mbështetëse e subvencionimit është për çdo vit, bëhet hartimi i programit por edhe këtë vit është njëjtë sikur vitin e kaluar dhe masa mbështetëse për të gjitha kulturat bujqësore që gjithsej përfshijnë 26 sektorë edhe këtë vit do të jetë me një masë mbështetëse me një shumë prej 25 milionë euro për të gjitha kulturat bujqësore”, ka thënë ai.

Sipas tij këtë vit janë planifikuar të mbillen 80 mijë hektarë për kulturat lavërtare vjeshtore, ndërsa vitin e kaluar janë mbjellë vetëm 60 mijë hektarë, 20 mijë hektarë më pak, nga sa janë planifikuar.

“Zakonisht si edhe viteve të tjera planifikimet janë diku rreth 80 mijë hektar me kultura lavërtare. Viti i kaluar ka qenë një vit kritik për fermerët në përgjithësi në Kosovë për shkak të kushteve klimatike që kanë qenë të disfavorshme për shkak të thatësirave dhe faktorëve të tjerë. Dhe nga planifikimi i viti të kaluar që kanë qenë 80 mijë hektarë të planifikuar me u mbjell, por janë realizuar diku 60 mijë do të thotë afër 20 mijë hektarë kanë qenë më pak. Ndërsa këtë vit po shpresojmë të mbillen 80 mijë hektarë në qoftë se kushtet do të jenë më të mira”, ka thënë ai.

Lestrani shtoi se edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet për mbjellje vjeshtore, mbjelljet ende nuk kanë filluar për shkak të thatësirave.

“Për mbjelljet vjeshtore ende nuk janë bërë përgatitjet e duhura meqenëse sezoni i mbjelljes së kulturave lavërtare në vjeshtë fillon me fazën e parë apo javën e parë të tetorit , por disa nga komunat që na kanë lajmëruar para përgatitjet veç kanë filluar”, thotë ai.

Por, profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci gjatë një prononcimi për Ekonomia Online, thotë se trendi i sipërfaqeve kultivuese është në rënie si pasojë e demotivimit të fermerëve dhe qeveria e Kosovës bujqësinë duhet ta vë në prioritet.

“Në raport me periudhën tradicionale që kishin fermerët në Kosovë dhe në raport me sipërfaqet e mëdha kultivuese që përfshijnë te gruri ishte kulture strategjike dominuese në krahasim me të gjitha kulturat e tjera lavërtare. Trendi i sipërfaqeve kultivuese është në rënie arsyet kryesore janë demotivimet e fermerëve dhe unë konsideroj që qeveria e Kosovës duhet bujqësinë ta vejë në prioritet dhe jo vetëm me fjalë nëpër fushata zgjedhore, por ajo të jetë realitet në praktikë në mënyrë që të shtojnë bruto prodhimin vendor”, tha ai.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Sipas Rusinovcit nga të dhënat e terreneve si dhe Agjencionit të Statistikave, viti 2018-2019, ka shënuar rënie të eksportit, ndërsa në anën tjetër ka pasur rritje të importit.

“Treguesit nga Agjencioni i Statistikave tregojnë për një rënie të eksportit dhe për një rritje të importit, dukuri kjo që është e padëshirueshme sepse masa stimulative qofshin subvencionet gjithmonë jepen me një qëllim që të shtohet bruto prodhim vendor dhe të reduktohet importi. Unë konsideroj se ndodhemi në periudhën e plotë të muajit shtatorë kohë e cila të gjithë fermerët duhet të kenë një shkallë të mobilitetit të parapërgatitin sipërfaqet për mbjelljet e grurit. Është fakt që sipërfaqet e kultivuara po na bien nga viti në vit, trendi është në rënie dhe kjo situatë është për keqardhje për të gjithë fermerët tradicionalë që i kishte Kosova dhe për të gjitha praktikat e mira kultivuese që i kishim”, thotë ai.

Rusinovci shtoi se Fakulteti i Bujqësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Instituti i Bujqësisë në Pejë të gjejnë një emërues të përbashkët në mënyrë që të barten sa më tepër mjete të reja teknologjike.

“Nuk ka asnjë arsye që sot agronomi del dhe të ju thotë fermerëve se mbjellja, plehërimi janë të rëndësishme. Por ne duhet të sugjerojmë që kur ajo duhet të bëhet se cila është afati optimal, çfarë është doza optimale e ushqimit përkatësisht e plehërimit dhe sa është sasia optimale e farës për mbjellje dhe këto institucionet kredibile botërore po i quajnë transfere të reja teknologjike me qëllim të shtimit të prodhimtarisë për njësi sipërfaqësore”.

Rusinovci thotë se vetëm me një bashkëpunim të ndërsjellë mund të përmirësohet gjendje dhe të rritet eksporti i produkteve bujqësore të cilat janë traditë e jona.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result