ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 7 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 8 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kush është Giorgia Meloni, ish-aktivistja neofashiste që flet në gjuhën e popullit

albnews by albnews
26 September, 2022
in Bota
0
Kush është Giorgia Meloni, ish-aktivistja neofashiste që flet në gjuhën e popullit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është Giorgia Meloni fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të parakohshme në Itali. Georgia Meloni, lidere e Fratelli d’Italia dhe me shumë gjasë kryeministre e ardhshme e vendit.

Lindi në Romë më 5 janar të vitit 1977 dhe u rrit nga nëna e saj në lagjen popullore të Romës, Garbatella. E diplomuar në gjuhë, është gazetare me profesion që prej vitit 2006, por nuk ka bërë kurrë përpjekje për të humbur theksin tipik roman.

RelatedPosts

Danimarka nis prodhimin e armëve të këmbësorisë

Aksident i rëndë në Itali, po ktheheshin nga një festë ditëlindje, 3 të rinj humbin jetën

Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

Babai e braktisi në lindje dhe në autobiografinë e saj “Unë jam Giorgia”, e publikuar në vitin 2021, tregon se kishte gjetur një familje të re në moshën 15-vjeçare, kur iu bashkua Lëvizjes Socialiste Italiane e krijuar nga mbështetësit e Benito Mussolinit në vitin 1946.

Ajo e saja, është një karrierë e herëve të para, e nisur 15 vite më parë me lëvizjen Fronti i Rinisë. U bë gruaja e parë e një organizate rinore neofashiste, Azione Giovani, dhe parlamentarja më e re me Aleancën Kombëtarë në legjislaturën e 15-të.

Më pas, zëvendëspresidentja më e re e Dhomës së Ulët dhe në vitin 2008, kur ishte vetëm 31 vjeç, ministrja më e re në qeverinë Berlusconi.

Në bastin e saj më të madh politik, Meloni dhe një kontingjent i veteranëve të Aleancës Kombëtare u shkëput nga Berlusconi në 2012-n dhe themeloi “Vëllezërit e Italisë”, të cilën e quajti kështu sipas vargut hapës të himnit kombëtar. Partia ka ruajtur të njëjtin simbol të zjarrit, si grupi origjinal “Lëvizja Socialiste Italiane”, dhe mediat italiane kanë publikuar me raste fotografi që shfaqin kujtime fashiste në zyrat e disa politikanëve rajonalë në “Fratelli d’Itallia”.

Ajo vetë mohon çdo sugjerim se partia e saj është nostalgjike për epokën fashiste. Meloni përjetoi rritje të popullaritetit pasi qëndroi jashtë qeverisë së kryeministrit në largim Mario Draghi, duke u bërë e vetmja opozitare e rëndësishme.

Ndryshe nga aleatët e saj të djathtë nuk ka kohë të merret me Vladimir Putin, është pro Natos, dhe suksesi i saj është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe shpesh i zëshëm me popullin. Ajo adreson frikërat më të mëdha të italianëve; çmimet në rritje të energjisë, pasigurisë në punë, emigracioni i pakontrolluar dhe ndjesia e trajtimit jodinjitoz në BE.

Tags: lajme britanilajme itali
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result