Presidenti amerikan, Joe Biden kërkoi të fliste me një kongresmene republikane, e cila ndërroi jetë në muajin gusht.
Biden po fliste në një konferencë kundër urisë, kur kërkoi në sallë se ku ishte Jackie Walorski.
Pasi kërkoi dy herë, 79-vjeçari tha: “Nuk duhet të jetë këtu”.
Konferenca i kushtohej dhënies fund të urisë në SHBA dhe kongresmenia Walorski ishte një aktiviste e zëshme në këtë drejtim.
Por ajo ndërroi jetë në gusht gjatë një aksidenti ku vdiqën katër persona.
Biden lëshoi një deklaratë pas vdekjes së saj, duke shprehur ngushëllime të thella. Ai tha se Shtëpia e Bardhë do ulte flamujt në gjysmështizë në nderim të saj.
Kjo gafë e fundit ka ngritur të tjera pikëpyetje për gjendjen mendore të presidentit amerikan. Shumica e amerikanëve thonë në një sondazh se ai nuk është në gjendje të shërbejë si kreu i shtetit.