Asllani e pa Islandën në stol, media italiane: Reja mori telefonatë nga Interi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Islandës i ka lënë të gjithë tifozëve kuqezi një shije të hidhur, jo vetëm për barazimin e miqve në sekondat e fundit, që mbylli pa fitore aventurën në Nations League, por më së shumti për lojën aspak të qartë dhe cilësore.

Në mesfushën e Kombëtares ra në sy mungesa e talentit të Interit, Kristjan Asllani. I riu me origjinë nga Elbasani projektohet si titullar në Serie A pas dëmtimit të kroatit Marcelo Brozovic, dhe sipas mediave italiane gjigantët italianë i kanë kërkuar trajnerit Edi Reja një “nder”. 

Është pikërisht Corriere dello Sport që shkruan se “mesfushori i ri nuk ka lozur të martën kundër Islandës, dhe për këtë ka pasur një falënderim të veçantë për Shqipërinë dhe teknikun Reja me anë të një telefonate nga Interi, duke parë rëndësinë për lojtarin ish-Empoli”.

E përditshmja sportive shton se ndeshja e Shqipërisë në vetvete nuk kishte asnjë rëndësi, por në fakt nuk është kështu. Jo vetëm për dinjitetin e Kombëtares, por për faktin se ndeshjet në Nation League janë ndeshje zyrtare dhe një telefonatë e tillë, nëse e konfirmuar, do të përbënte një skandal të vogël, që mund të shtojë hatërmbetjet ndaj teknikut italian nga ana e ekipeve si për shembull Empoli, e cila ka humbur pikërisht në atë ndeshje titullarin e tyre Ardjan Ismajli.

Share This Article