Bayern Munchen arriti një fitore të lehtë ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e luajtur në “Allianz Stadium”.
Kampionët e Gjemanisë zgjidhën gjithçka brenda 20 minutave të para, duke shënuar tri herë me Sane, Gnabri dhe Mane.
Gjatë pjesës së dytë, Bayern e thelloi epërsinë me Sane sërish dhe Choupo-Moting.
Me 9 pikë të plota nga 3 ndeshjet e para të grupit, Bayern kryeson bindshëm grupin ku bëjnë pjesë edhe Barcelona e Inter.