• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Washington Diplomat: Berisha mohon me zjarr akuzat e Blinken, fajëson Sorosin

Washington Diplomat: Berisha mohon me zjarr akuzat e Blinken, fajëson Sorosin

by albnews
5 October, 2022
in Albania
0
4
VIEWS

Nga Larry Luxner, Washington Diplomat

Më 2 qershor 1994, teksa isha me shërbim në Ballkan, arrita të siguroja një intervistë njëorëshe me Sali Berishën, lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e Shqipërisë.

Atëherë e ardhmja dukej e ndritur për ish-kardiologun, i cili dy vjet më parë kishte marrë presidencën e vendit të tij të varfër e të izoluar, duke pasuar komunistin e linjës së ashpër Ramiz Alia, në atë kohë në arrest shtëpive.

Nën drejtimin e Berishës, Shqipëria kishte ulur inflacionin galopant në numra dyshifrorë nga tre më parë, arriti një rritje ekonomike prej 9% më 1992 dhe reduktoi ndjeshëm borxhin publik. Gjatë tre viteve të para në pushtet të Berishës, 75% e prodhimit të përgjithshëm bruto të Shqipërisë u sigurua nga sektori privat.

Në rang ndërkombëtar, Berisha pati marrëdhënie të ngushta miqësore personale me Presidentin George H.W. Bush dhe Sekretarin e Shtetit James A. Baker III— siç u evidentua edhe nga një takim në Shtëpinë e Bardhë në qershor 1992 – dhe ishte gjerësisht i respektuar për suksesin në kthesën që bëri vendi më i varfër i Evropës.

Si kanë ndryshuar kohët!

Muajin e kaluar, unë dhe Dr. Berisha u takuam sërish, këtë herë në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. Por tani, 28 vjet më pas, ish-kreu i shtetit udhëheq opozitën – i ngecur në konflikte të hidhur me disa nga anëtarët e partisë së tij – dhe e ka të ndaluar të shkelë në Shtetet e Bashkuara.

Në maj 2021, Sekretari Shtetit Antony Blinken ndërmori hapin e pazakontë të deklaronte 78-vjeçarin Berisha persona non grata “për shkak të përfshirjes në korrupsion serioz”.

Berisha i mohon akuzat e paprovuara dhe fajëson Soros për përhapje gënjeshtrash.

Si Kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013, thotë Blinken në një deklaratë zyrtare, “Berisha u përfshi në akte korrupsioni si përvetësim fondesh publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitim personal dhe për pasurimin e aleatëve politikë dhe të anëtarëve të familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”. “Për më tepër, vetë retorika e tij demonstron se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, masave anti-korrupsion dhe të llogaridhënies”, shtoi Sekretari i Shtetit.

Sikur të mos mjaftonte, ndalimi i vajtjes në SHBA përfshin edhe gruan e politikanit veteran, Liri Berisha; djalin e tij, Shkëlzen Berisha, dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

“Siç e keni marrë vesh besoj, jam futur në listën e zezë nga Anthony Blinken”, thotë me një buzëqeshje Berisha, teksa më fton të ulen. Më pas i mohoi me zjarr të gjitha akuzat dhe fajësoi financierin majtist global George Soros për problemet aktuale.

“Kjo erdhi tetë vjet pasi nuk kisha më ndonjë rol drejtues, as ndonjë lloj pushteti ekzekutiv. Isha thjesht deputet”, thotë. “Dhe gjatë periudhës në pushtet kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara. Kurrë nuk i kam kursyer përpjekjet për të marrë vendime me interesat e SHBA në mendje”.

Ai shton: “Në 16 vjetët e fundit, gruaja ime punon si vullnetare për fëmijët autikë në një qendër të ngritur me mbështetje të fortë nga Autism Speaks. Ajo është sanksionuar – si edhe fëmijët – për shkakun tim. Nën drejtimin e Trump kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë.

Britania fut Berishën në listën e zezë, ndërsa Kongresmeni Republikan e mbron

Kambanat e kishës aty pranë ranë zhurmshëm gjatë takimit tonë të 12 shtatorit, i cili koincidoi me 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, lideri i studentëve që bënë të mundur përmbysjen e regjimit komunist të Shqipërisë. Hajdari u qëllua për vdekje vetëm pak hapa larg hyrjes së selisë së partisë ku po zhvillohej takimi ynë.

Berisha, tani lider i opozitës së vendit, është armiku politik i kryeministrit aktual Edi Rama, i cili e mban postin që më 2013 dhe drejton Partinë Socialiste që më 2005.

Pavarësisht problemeve, Berisha ka miq të fuqishëm në Capitol Hill.

Vitin e kaluar, kongresmeni republikan Lee Zeldin (New York), në një intervistë me ultrakonservativen Washington Free Beacon, akuzoi administratën Biden për “sjellje të dyshimtë e të papranueshme” në ndëshkimin e besnikërisë së Berishës karshi Partisë Republikane, dhe kundërvënies ndaj Sorosit, miliarderi donator bujar i Demokratëve dhe kauzave liberale.

“Prej muaj të tërë, Departamenti i Shtetit refuzon në mënyrë të përsëritur të japë një përgjigje reale, të detajuar, për akuzat për ‘korrupsion serioz’ të përdorura për sanksionimin e Berishës,” thoshte Zeldin. “Pavarësisht kërkesave të shumta për takim dhe informacion shtesë, Departamenti i Shtetit ka ofruar vetëm përgjigje sporadike, jo bindëse, që i vijnë rrotull pyetjes dhe nuk iu adresohen akteve specifike të zotit Berisha që cilësohen si ‘korrupsion’ apo procesit vendimmarrës që administrata ka përdor për përcaktimin e sanksioneve si ato të duhurat”.

E megjithatë nuk është vetëm Uashingtoni që ka futur Berishën në listën e zezë. Në korrik, Berisha konfirmoi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook se i ishte ndaluar hyrja edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Këtë javë ndërmorëm masa ndaluese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara e të publicizuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin”, tha në një deklaratë Stuart Peach, i dërguari special i Britanisë në Ballkanin Perëndimor. “Kjo është vala e parë e një serie aksionesh që synojnë inkurajimin e llogaridhënies dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë”.

Kjo bëri që Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, të postonte këtë koment në Twitter më 21 korrik: “E mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shkelur ligjin – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion serioz dhe kanë minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”.

Ambasadorja prej shumë kohësh e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber, e cila u emërua në post nga qeveria e Ramës tetë vjet më parë, nuk pranoi të prononcohej për këtë artikull.

Ndryshim besnikërish në erën post-komuniste

Zyra e Berishës është e zbukuruar me kujtime nga koha në pushtet, përfshirë një medaljon bronzi me pamjen e Ibrahim Rugovës, dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mbi një tavolinë mbledhjesh qëndron një emblemë e NATO-s e gdhendur në dru – përkujtimore e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë më 2009 – që ka të skalitura firmat e liderëve të çdo vendi anëtar të NATO-s, përfshirë Tony Blair të Britanisë, Jacques Chirac të Francës, Presidentit çek Vaclav Havel, Gerhard Schröder të Gjermanisë, dhe Presidentit Bill Clinton.

Raftet e zyrës mbajnë qindra libra. Ata shkojnë nga “L’Italia Che Ho in Mente” (Italia që kam në mendje) e Silvio Berlusconit dhe “The Deep State of Europe” (Qeveria nën hije e Evropës) nga Basil A. Coronakus, deri në raporte vjetore të Amnesty International dhe Freedom House. Në kohën e intervistës, Berisha – një historian i pasionuar – po lexonte “Losing the Long Game: The False Promise of Regime Change in the Middle East” (Humbja e lojës së gjatë: Premtimi fals i ndryshimit të regjimeve në Lindjen e Mesme) nga Philip H. Gordon, diplomat karriere nga SHBA.

Admirimi i Berishës për Shtetet e Bashkuara nuk është i pazakontë për këtë vend ballkanik ende relativisht të izoluar prej 2.9 milion banorësh.

Më 1946, pas pushtimit italian e gjerman në gjatë Luftës II Botërore, diktatori Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Uashingtonin. Hoxha, një izolacionist që i urrente Shtetet e Bashkuara, sundoi me brutalitet deri në vdekjen e tij, më 1985, dhe vetëm me shembjen e komunizmit më 1991 u rivendosën marrëdhëniet dypalëshe.

Në tri dekada që atëherë, Shqipëria ka ndryshuar nga një vend i mbyllur fanatik marksist i stilit koreano-verior në një nga vendet më pro-amerikane në botë.

Berisha thotë se është ironike që në kohën e shembjes së komunizmit në Evropën Lindore ai e vlerësonte shumë Sorosin.

“Në atë kohë, shoqëria civile nuk ekzistonte. George Soros dha ndihmë financiare dhe për këtë i isha shumë mirënjohës”, thotë për të mbijetuarin e holokaustit. “Por, vite më pas, e pashë që modeli i tij ishte monist”.

Kjo ishte arsyeja pse Berisha kundërshtoi përpjekjet e Fondacionit për Shoqëri të Hapur – një OJQ që e quante veten “financuesi privat më i madh në botë i grupeve të pavarur që punojnë për drejtësi, qeverisje demokratike dhe të drejta njerëzore” – për të reformuar sistemin e trazuar gjyqësor të Shqipërisë.

“U punësua një grup ekspertësh, thuajse të gjithë anëtarë të Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe të gjithë majtistë, përfshirë Luan Omarin, hartuesin e kushtetutës më të keqe që bota ka parë ndonjëherë, e cila, më 1974, e shpallte Shqipërinë shtet ateist”, tregon Berisha. “Ajo e deklaronte Shqipërinë edhe diktaturë të proletariatit dhe thoshte se ishte forma më e pastër e demokracisë. E kam jetuar atë kohë”.

Ëndrra e rikthimit në pushtet

Ndërkaq, sipas Berishës, Soros dhe Fondacioni i tij nisën të përfshihen shumë në konfliktin midis Serbisë e Kosovës.

“Pasi dy vendet nënshkruan një marrëveshje të përgjithshme në Bruksel më 2014, ato nisën bisedimet për ndryshime kufijsh. Kjo u prezantua si projekt i degës së Beogradit të Fondacionit të Sorosit”, thotë. “E kundërshtova sepse unë jam për ruajtjen e kufijve aktualë. Nëse hap Kutinë e Pandorës në këtë rajon, nuk merret vesh se ku i del fundi”.

Para se ta mbyllnim bisedën, e pyeta Dr. Berishën nëse do të dëshironte të rikthehej në postin e dikurshëm, pavarësisht moshës dhe faktit se dy nga demokracitë më të mëdha në botë ia kishin ndaluar hyrjen.

“Pa diskutim”, u përgjigj pa hezituar, duke shtuar se do të bënte një punë shumë më të mirë se Rama, i cili qeveris aktualisht Shqipërinë. Nga 2006 deri më 2013, gjatë qeverisjes së tij, thotë se Shqipëria pati rritjen e pagave mesatare më të lartë në Ballkan; tani është më e ulëta.

Për më tepër, midis 2014 e 2021, rreth 744 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi drejt shteteve të BE, thotë duke cituar shifra nga Eurostat. Ata përfaqësojnë 26% të popullsisë së Shqipërisë dhe nuk përfshijnë të emigruarit në SHBA, Kanada, apo juridiksione të tjera jashtë BE.

“Paga mesatare këtu është vetëm 380 euro në muaj. Edhe Kosova e ka 20% më të lartë”, ankohet. “Papunësia këtu zgjidhet vetëm duke ikur nga vendi”.

Ndërkaq, Berisha i ka shkruar një letër Blinkenit me të cilën i kërkon Departamentit të Shtetit të bëjë publike çfarëdo prove që mund të kenë kundër tij.

“I shkrova edhe se nuk kanë për të gjetur ndonjë as për 100 vjet”, thotë Berisha. “I thashë ‘do t’ju padis në Paris për shpifje, jo që ju të ndryshoni vendimin se kush duhet e kush nuk duhet të hyjë në SHBA, por sepse ju më keni shkelur dinjitetin dhe nderin tim’”.

Previous Post

Gazprom rinis eksportin e gazit në Itali

Next Post

Ukraina, kandidate për të organizuar Botërorin 2030

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Next Post
Ukraina, kandidate për të organizuar Botërorin 2030

Ukraina, kandidate për të organizuar Botërorin 2030

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM