Gazprom rinis eksportin e gazit në Itali

albnews
By
1 Min Read

Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka vendosur të rikthejë eksportin e gazit për Italinë, përmes linjës që kalon nga Austria.

Kompania vendosi të rikthejë furnizimet, pas pezullimit të tyre në fundjavë. Gazprom vendosi të shtunën të pezullojë eksportin e gazit përmes Austrisë, pasi një operator nuk dha konfirmim për transport.

Sasia e gazit rus që hyn në Itali tani përbën 10 për qind të importit, në krahasim me 40 për qind që ishte vite më parë.

Muajt e fundit, Italia ka rritur sasinë e gazit që importon nga Algjeria dhe vendet nordike.

Share This Article