ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 22 minutes ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 26 minutes ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 28 minutes ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 30 minutes ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 35 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

KE-ja u kërkon vendeve anëtare liberalizimin e vizave për Kosovën

albnews by albnews
7 October, 2022
in Kosova
0
KE-ja u kërkon vendeve anëtare liberalizimin e vizave për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni Europian u ka dërguar një raport të brendshëm vendeve anëtare të BE, duke rikonfirmuar se Kosova ka vazhduar edhe sot t’i plotësojë të gjitha kushtet, që nga viti 2018, kur Komisioni vlerësoi për herë të parë se kriteret ishin përmbushur.

Në qarkoren e shpërndarë këtyre vendeve, Komisioni përmend progresin e mëtejshëm të Kosovës në një sërë fushash. Kjo e fundit mbetet vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk përfiton nga lëvizja e lirë, duke bërë që qytetarët e saj t’i nënshtrohen regjimit të vizave.

RelatedPosts

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

Në përfundimin e kësaj letre, të cilën A2 CNN e ka parë, theksohet se “Kosova ka vendosur një kornizë të fortë ligjore dhe operacionale për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për të adresuar rreziqet mbi çështje të sigurisë dhe emigracionit”. Sipas Komisionit Europian, diçka e tillë mbështetet në raportet vjetore të këtij institucioni.

“Në dritën e progresit të arritur në fillim të 2018-s, Komisioni rekomandon që Këshilli [i BE-së] dhe Parlamenti Europian të lëvizin përpara me propozimin e Komisionit të 4 majit 2016,” thuhet në letër. Kjo datë, përkon me sugjerimin e parë nga Komisioni drejtuar Këshillit të BE-së, ku kishte propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Që nga raporti i vitit 2018, Kosova ka vijuar të konsolidojë progresin në disa fusha kyçe të identifikuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Rrjedhimisht, baza për rekomandimin e vitit 2018 nga Komisioni për t’i çliruar shtetasit e Kosovës nga nevojat për t’u pajisur me vizë për qëndrime të shkurtra [në zonën Shengen] mbetet në fuqi”, theksohet në komunikim.

E thënë ndryshe, Komisioni Europian u ka thënë vendeve anëtare se rekomandimi i vitit 2018 për liberalizmin e vizave për Kosovën, mbetet në fuqi duke qenë se i njëjti institucion vlerëson se vendi jo vetëm që vazhdon t’i përmbushë këto kushte edhe sot, por madje, ka shënuar progres të mëtejshëm.

Në fillim të muajit gusht, Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha për A2 CNN se vendet anëtare të BE-së kishin kërkuar që të njihen me një përditësim të raportit të vitit 2018. Ai njoftoi se një përditësim mbi progresin e vazhdueshëm të vendit në përmbushjen e kritereve, i përgatitur nga qeveria e Kosovës, do t’i dërgohej ato ditë Komisionit Europian, i cili pasi të përpilonte edhe vlerësimet e veta, do t’u shpërndante vendeve anëtare një raport mbi situatën.

Pritja e gjatë

Bashkimi Europian nisi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në janar 2012. Në mënyrë të përsëritur, Komisioni Europian ka deklaruar që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave. Sot, 10 vjet nga nisja e procesit, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka përfituar nga lëvizja e lirë brenda zonës Shengen.

Krahasimisht, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e përfituan liberalizimin në vitin 2009, Shqipëria dhe Bosnja në 2010-n, Moldavia në 2014-n, Gjeorgjia dhe Ukraina në 2017-n.

Rekomandimet e përsëritura për liberalizimin e vizave për Kosovën, kanë ngecur tradicionalisht në Këshillin e BE-së, ku disa prej vendeve anëtare nuk kanë votuar në favor të këtij vendimi për arsye, që sipas ekspertëve kosovarë dhe ndërkombëtarë, kanë qenë kryesisht politike dhe që nuk kanë pasur të bëjnë me Kosovën në vetvete.

Vetoja më e zëshme në Këshill, sipas eurodeputetëve gjermanë dhe përfaqësuesve kosovarë, ka qenë ajo e Francës. Por Presidenti francez Emanuel Macron dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaruan njëzëri në fillim të shtatorit se ishin në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Zëra nga qeveria dhe shoqëria civile kosovare kanë konfirmuar për A2 CNN se aktualisht nuk rezulton asnjë shtetet anëtar i BE-së që të ketë kundërshtime ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën. Synimi i një fushatë ndërkombëtare lobuese për liberalizimin është që ky vendim të finalizohen brenda afatit të presidencës çeke mbi Këshillin e Bashkimit Europian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result