Edhe pse është ende faza e grupeve të Champions League, në Camp Nou është zhvilluar një prej ndeshjeve më emocionuese dhe të bukura të këtij sezoni. Barcelona-Inter është mbyllur në barazim 3-3.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e katalanasve pas golit të Dembele, duke krijuar idenë se tashmë Interi ishte thyer, por nuk ishte aspak kështu. Zikaltrit treguan në 45 minutat e dyta të ndeshjes se jo vetëm dinë të mbrohen mirë, por mund të sulmojnë, madje të realizojnë edhe 3 gola. Barella dhe Martinez përmbysën rezultatin, ndërsa më pas Lewandowski riktheu në lojë Barçën, por Gosens godet sërish një minutë para fundit të kohës së rregullt.
Nuk ishte mbyllur ende këtu, pasi polaku shënoi golin e barazimit për Barçën. Në fund, edhe një mundësi e artë për Asllanin, i cili gaboi i vetëm përballë portierit.
Pas këtij barazimi, grupi udhëhiqet nga Bayern me 12 pikë, Inter 7 pikë, Barcelona 4 pikë, ndërsa në fund renditet Plzen me 0 pikë.