Ballkani i Ilir Dajës është mposhtur 1-2 në Prishtinë nga Sivaspori në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conference League.
Edhe pse kaluan në avantazh në pjesën e parë, me gol të shënuar nga Armend Thaqi, kampionët e Kosovës nuk mundën ta menaxhonin si duhet pjesën e mbetur të ndeshjes.
Skuadra e Ilir Dajës krijoi shumë raste, por lojtarët nuk u treguan të saktë përballë portierit kundërshtar. Në anën tjetër, u tregua pak kujdes në mbrojtje duke pësuar dy gola me anë të kundërsulmit nga skuadra turke.
Ky ishte takimi i katërt në grupe, ku deri tani Ballkani ka 4 pikë, duke mbajtur vendin e tretë në grupin që udhëhiqet nga Sivaspor dhe Cluj me nga 7 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Ballkani do ta luajë ndaj Slavia Prague-s.