ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 8 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 8 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 8 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 8 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptari hyn në pistën e aeroportit të Cyrihut me makinën e vjedhur dhe depërton te aeroplani

albnews by albnews
14 October, 2022
in Albania
0
Shqiptari hyn në pistën e aeroportit të Cyrihut me makinën e vjedhur dhe depërton te aeroplani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një 27-vjeçar ka arritur të drejtojë një makinë nëpër pistën e Aeroportit të Cyrihut pa pasur autorizim. Më pas ai është gjetur, i fshehur në bagazhin e një aeroplani. Shqiptari i ri tashmë është dënuar – aeroporti ende po bën vlerësimin e situatës së sigurisë

Aeroporti i Cyrihut merr rregullisht çmime “për mirësjellje ndaj klientit dhe për standarde të larta të cilësisë”, transmeton albinfo.ch. Kështu të paktën mund të lexohet në faqen e tij të internetit.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Mirëpo, pikërisht në këtë aeroport së fundmi ka ndodhur një incident sigurie, i cili deri më tani nuk ka tërhequr pothuajse asnjë pasojë, shkruan “Tages-Anzeiger”.

Ngjarja për të cilën për herë të parë është raportuar nga revista e konsumatorëve “K-Tipp”, ka ndodhur më 24 gusht 2022. Sipas kësaj, një 27-vjeçar shqiptar ka hyrë pa autorizim në ambientet e aeroportit rreth orës 22:00. Fillimisht ai ka ecur në asfaltin e pistës dhe më pas ka marrë një makinë të kompanisë Swiss, të cilën e ka përdorur për të shkuar në Dock E përmes pistës 28.

Pasi ka mbërritur në Dock E, i cili përdoret kryesisht nga avionët për distanca të gjata, ai është përpjekur të hipte në një aeroplan për në Johannesburg, pasi kishte veshur një jelek fluoreshent (që bartet nga personeli teknik i aeroportit) që kishte gjetur, përcjell albinfo.ch. Por ekuipazhi i ka ndaluar hyrjen, kështu që ai është larguar nga aty.

Një punonjës i Swissport më në fund e ka zbuluar atë në hapësirën e bagazhit të një avioni tjetër që do të nisej për në São Paulo. Ai, me sa duket donte të fluturonte “në të zezë”.

Pas arrestimit, një mjek ka ekzaminuar “personin dukshëm të hutuar”, raporton “K-Tipp”, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, prokuroria publike e Cyrihut e ka “sanksionuar me gjobë të kushtëzuar për hyrje të paligjshme, qëndrim të paligjshëm, shkelje dhe ndërprerje të punës të kompanive që i shërbejnë publikut”, thotë për “Tages-Anzeiger” një zëdhënës i policisë kantonale të Cyrihut.

Gazeta shprehet e habitur që ngjarjet në aeroportin e Cyrihut janë ende në fazën e vlerësimit, edhe shtatë javë pas incidentit.

“Për shkak se sqarimet për këtë incident ende nuk kanë përfunduar plotësisht”, “ne, deri më tani nuk kemi bërë përshtatjen e duhur të  proceseve”, ka thënë një zëdhënëse e aeroportit. Siç shpjegon ajo më tej, raste të tilla individuale “nuk mund të përjashtohen askund me siguri qind për qind”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result