Suella Braverman është larguar nga posti i Sekretarit të Brendshëm, pas një takimi me kryeministren, citon redaktori politik i ITV News Robert Peston.
Zonja Braverman, e cila ka qenë në garën e fundit të lidershipit të partisë Konservatore, kishte qenë në detyrë që nga 6 shtatori.
Largimi i saj pason shkarkimin e Kwasi Kwarteng si kancelar, pas shpalljes se mini-buxhetit që shkaktoi valë tronditëse në tregjet financiare.
Më herët këtë pasdite, zonja Truss anuloi një vizitë të planifikuar në një fabrikë. Zyra e saj nuk dha një arsye për vendimin në atë kohë.