Liderja e Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, pranoi mandatin e presidentit Italian, Sergio Mattarella, për formimin e qeverisë së re, thuajse një muaj pasi fitoi zgjedhjet.
Pa humbur kohë prezantoi dhe emra e ministrave të saj te koalicionit me Forza Italia te Silvio Berlusconit dhe Lega te Matteo Salvini.
Kritikat e para i mori për ndarjen e posteve, pasi në 24 ministri, vetëm 6 kishte rezervuar për gratë. Kryeministrja e parë grua e Italisë do të ketë dy zëvendës kryeministra, Matteo Salvinin dhe Antonio Tajanin, të cilët ulen gjithashtu edhe në karriget e ministrisë së transportit dhe infrastrukturës si dhe asaj të jashtme.
Ceremonia e betimit të qeverisë së re italiane do të mbahet sot gjatë paradites në Pallatin Chigi, ku kryeministri në largim Mario Draghi do t’i kalojë stafetën Giorgia Melonit.
Në fund të kësaj ceremonie, në orën 12 të mesditës, do të mbahet dhe mbledhja e parë e kabinetit.