Emrat/ Shqiptari vret gruan e tij në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua 35-vjeçare është vrarë pasditen e djeshme në shtëpinë e saj në Bolzano të Italisë dhe për krimin dyshohet bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare.

Mediat italiane bëjnë të ditur se policia gjeti trupin e saj pasditen e djeshme dhe shpalli në kërkim bashkëshortin Avni Meçje.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere. Trupi i saj u gjet i mbështjellë me një batanije.

Dyshimet u ngritën të dielën pas denoncimit të familjarëve të bashkëshortit të saj, 42-vjeçarit Avni Meçje. Burri gjatë një telefonate kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Ai ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të vinte në Shqipëri.

Share This Article