Zjarr në banesë në Kukës, humb jetën i moshuari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i moshuar ka humbur jetën pas zjarrit të rënë në banesë në Kukës.

Bëhet fjalë për Shefik Krasniqin, 82 vjeç.

Policia njofton se zjarri ka rënë “rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në të”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article