Ballkani Perëndimor, i domosdoshëm në Bashkimin Europian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm në Bashkimin Europian aq sa është BE-ja për ne”, deklaroi Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor që u mblodhën sot në Tiranë.

Rama tha se “ne nuk kemi zgjedhje apo alternativë tjetër përveçse të besojmë se kjo ‘martesë’ e jona me BE-në do të vazhdojë”.

Liria dhe drejtësia janë motra binjake të pandara, tha Rama, duke shtuar se “ky binjakëzim është një gjë më e lehtë me fjalë se sa me vepra, duke pasur parasysh një histori të gjatë pa liri dhe drejtësi, është një histori e përbashkët që ne e kemi përjetuar në këtë anë”.

Kryeministri solli në vëmendje edhe bisedën me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, gjatë takimit në Francë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit francez, Zhak Shirak.

“Unë ndava me të idenë time që në këtë rajon të botës ne kemi të vetmin vendndodhje ku mund të shihet pikërisht politika e jashtme e SHBA-së. U fillua me bombardime dhe kaluam në stabilitet. Në vende të tjera bombat nuk kanë sjellë stabilitet apo paqe apo as bashkëpunimin rajonal. Natyrisht që objektivi dhe synimi ishte i njëjtë, forcat që bombarduan ishin të njëjta, por çfarë e dallon këtë rajon nga zonat e tjera të botës? Çfarë e bën të dallueshme qëndrimin e një 18-vjeçari në Tiranë , Prishtinë, Beograd, Podgoricë apo Shkup me atë të një moshatari në Mosul?”, tha Rama.

Kryeministri shprehu besimin se “ndër të tjera ka të bëjë e faktin se për një 20-vjeçar në këtë rajon perëndimi është në prag të derës”.

Shqiptarët janë tejet optimistë për Europën dhe 90% e tyre duan integrimin europian, tha Rama duke shtuar se “kjo statistikë rrit madje edhe përqindjen e rajonit si mesatare, pasi vendet e tjera kanë një përqindje më të ulët”. /ATSH/

Share This Article