Mbrojtësi i pezulluar i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, ka folur në gjykatë në lidhje për akuzat që po akuzohet.
Francezi akuzohet për shtatë akuza për përdhunim, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi. Ai dha deklaratën e tij të parë gjatë gjyqit të tij në Chester, shkruan Marca.
Në deklaratën e tij, mbrojtësi tha se ishte e lehtë të bësh seks me shumë femra për shkak të statusit të tij si futbollist dhe se kjo kishte vazhduar që kur ishte 18 vjeç, kur luante për Marsejën.
Ai i tha gjykatës se ishte “sinqerisht, kaq e lehtë” për të që të takohej me gra dhe të bënte seks “për shkak të statusit” – duke pranuar se ai “nuk është Brad Pitt”.
Ai gjithashtu tregoi se si vëmendja ndaj tij nga gratë u rrit në mënyrë drastike pasi ai kishte nënshkruar për Manchester City.
“Manchester City është një nga skuadrat më të mira në Evropë”, tha Mendy.
“Mënyra se si ato erdhën tek unë nuk është për shkak të pamjes sime, është për shkak të futbollit”.
I pyetur nëse i pëlqente gjithsesi vëmendja, francezi vazhdoi: “Po, nuk do të thosha se ishte keq”.