Lewandowski e la Barcelonën më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, por në fund katalanasit arritën të triumfojnë 1-2 në transfertë ndaj Osasunës.
Barça e nisi ndeshjen me disavantazh, pasi Garcia realizoi që në minutën e 6 për Osasunën. Lewandowski e la ekipin me një lojtar më pak pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 31-të pas dy kartonëve të verdhë.
Megjithatë, Pedri në minutën e 48-të dhe Raphina 5 minuta nga fundi, arritën të realizojnë përmbysjen.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Reali ka 5 pikë më pak, por do të luajë ndeshjen e kësaj jave të enjten ndaj Cadiz.