Amazon bëhet kompania e parë në histori që humbet 1 trilion dollarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë qenë disa javë të këqija për kompanitë e teknologjisë derisa kompanitë se si Twitter dhe Meta njoftuan për pushime masive nga puna. Tani, Amazon sapo ka humbur 1 trilion dollarë në vlerën e tregut.

Për perspektivë, kjo është pothuajse si të humbasësh vlerën e Alphabet kompanisë mëmë të Google, që tani është rreth 1.13 trilion dollarë.

Humbja e bën Amazon kompaninë e parë publike që humbet 1 trilion dollarë, sipas Bloomberg.

Aksionet e Amazon kanë humbur rreth 48 për qind të vlerës së saj vetëm këtë vit, krahasuar me korrikun kur kapitali i tregut të kompanisë arriti pothuajse 1.9 trilion dollarë.

Në nëntor, vlera e tregut të Amazon ra nën 1 trilion dollarë, disa ditë pasi kompania parashikoi një ngadalësim të rritjes së shitjeve për festat.

Share This Article