Reperi Drake duket se nuk ka fat fare me bastet. Së fundmi, ylli amerikan i muzikës raportohet të ketë humbur 2 milionë dollarë në një ndeshje UFC.
Fituesi i çmimit Grammy, i cili njihet tashmë për pasionin e tij për të vendosur baste, i kishte vendosur 2 milionë dollarët për fitoren e kampionit të peshës së mesme Israel Adesanya, i cili e humbi ndeshjen e UFC 281 në Madison Square Garden përballë rivalit të tij Alex Pereira.
Kjo është hera e tretë që Pereira e mund Adesanya, pas dy takimeve të mëparshme të zhvilluara në kikboks.
Adesanya ishte favorit për ta fituar ndeshjen dhe nëse kjo gjë do të ndodhte, Drake do të merrte pas 2.9 milionë dollarë.
Kjo nuk është hera e parë që Drake humbet shuma të mëdha në kumar. Një tjetër rast është ai i fitores së Barcelonës që muzikanti kishte parashikuar kundër Realit të Madridit në derbi, gjë e cila nuk ndodhi.