Zaev: Pres aktakuzë deri më 15 tetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev në tribunën e sotme “Në rrugë të drejtë” në Shtip theksoi se pret para 15 tetorit të përfundojë hetimi me aktakuzë për tastin “Reket”.

“Para datës 15 përfundojnë 90 ditë nga hetimi, dhe pres të përfundojë me aktakuzë dhe qytetarët t’i dinë të gjitha të vërtetat. Kjo do ta inkurajojë gjyqësinë edhe më tej të vendosë jashtëzakonisht edhe sipas Kushtetutës dhe sipas Ligjit dhe sipas bindjes personale edhe sepse premtuam shteti ligjor, sundim të së drejtës. Drejtësi të barabartë për të gjithë, qytetarë të barabartë para sistemit juridik”, thotë Zaevi.

Ai vuri në dukje se për dallim nga opozita, e cila do ta mbulonte  këtë rast, pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja e paraqet rastin edhe at personalisht kryeministri. Zaevi porositi se shtet ligjor do të thotë  edhe rritje ekonomike, investime, por edhe motivim që të rinjtë të qëndrojnë në vend.

Share This Article