Nëse Volvo njihet për një gjë, është padyshim siguria, kjo pasi për dekada e deri më sot kompania kryeson në zhvillimin e veçorive inovative të sigurisë, dhe tani Volvo po vjen brenda kësaj dekade edhe në Kosovë.
Automjetet e Volvo-s e kanë vërtetuar vazhdimisht veten në testimet për siguri, kompania është shumë e fokusuar në parandalimin e aksidenteve përmes veçorive në makina.
Që nga viti 2008, makinat Volvo kanë qenë në gjendje të detektojnë makinat e tjera në rrugë, kalimtarë dhe kafshët, dhe të frenojnë automatikisht nëse identifikohet një përplasje e afërt.
Për të ndihmuar me mungesën e vëmendjes, kushtet e këqija të rrugës dhe lodhjen, asistenca pilot për mbajtjen e korsisë monitoron rrugën dhe makinat përpara për të bërë rregullime nëse detektohet një lëvizje aksidentale.
Në dekadën e fundit, Volvo ka qenë shumë publik në lidhje me planet që ata i quajnë “Vision 2020” ku askush nuk do të vritet apo lëndohet rëndë gjatë drejtimit të një Volvo të re. Pjesa më e madhe e kësaj do të jetë falë drejtimit autonom dhe teknologjisë së AI, si parandalimi i aksidenteve, asistenca për mbajtjen e korsisë e shumë të tjera.
Veçoritë e rëndësishme që posedojnë automjetet Volvo
Sistemet e ndihmës së shoferit
Përveç veçorive të mbrojtjes së pasagjerëve, sikurse jastëkët e ajrit dhe zonat për t’u mbrojtur nga përplasjet, kompania ka shtuar sisteme të ndihmës së shoferit që mund të ndihmojnë në shmangien dhe zbutjen e përplasjeve. Këto sisteme ju mbështesin edhe me manovrim ose parkim.
Shmangia e përplasjeve
Sistemet inteligjente të asistencës së shoferit mund të detektojnë dhe t’ju ndihmojnë të shmangni një përplasje me automjete të tjera, këmbësorë dhe çiklistët – në çdo kohë, ditë apo natë.
Alarmi për trafikun e kryqëzuar
Ndihma e shoferit me sinjalizimin e trafikut të kryqëzuar mbulon shpinën kur dilni mbrapa nga një vend parkimi, me paralajmërime për afrimin e automjeteve dhe frenim automatik për përplasje të afërt.
Përmirësime për sigurinë rrugore
Kufiri i shpejtësisë
Për të dërguar një sinjal të fortë në lidhje me rreziqet e shpejtësisë, kompania uli shpejtësinë maksimale te të gjitha makinat e reja në 180 kilometra në orë në vitin 2020. Gjithashtu kompania po punon se si kontrolli smart i shpejtësisë dhe teknologjia e mbrojtjes gjeografike mund të kufizojnë automatikisht shpejtësinë pranë shkollave dhe spitaleve në të ardhmen.
Pilot i autostradës
Me mbështetjen e sensorëve LiDAR, gjenerata e ardhshme e makinave Volvo do të jetë e gatshme për ngasje autonome. Dhe me kalimin e kohës, kompania do të nxjerrë përditësimet e softuerit në ajër për të siguruar drejtimin plotësisht autonom në autostradë.
Kamerat e monitorimit të shoferit
Për të ndihmuar në trajtimin e situatës kur dikush është i dehur dhe i shpërqendruar në trafik, kompania po punon për zgjidhje të reja. Kamerat e monitorimit të shoferit, së bashku me sensorë të tjerë, do t’i lejojnë makinës të ndërhyjë kur një shofer i dehur ose i shpërqendruar rrezikon lëndime serioze ose vdekje.
Llojet e makinave Volvo
Disa prej llojeve të automjeteve Volvo janë sedanët, S60 dhe S90, gjithashtu edhe ato SUV, siç janë XC40, XC60, XC90 dhe XC90 Plug-in Hybrid.