Në vigjilje të Ditës së Flamurit, po ndaj me ju pamjet e projektit të objektit të rekonstruktuar të Universitetit “Nënë Tereza” në hapësirën e kazermës “Ilinden” në Shkup, ka njoftuar zv.kryeministri i parë Artan Grubi nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Gurëthemelin e këtij projekti të mbështetur tërësisht nga Qeveria do ta vendosim nesër, ndërsa buxheti për realizim është siguruar gjithashtu nga Qeveria në përputhje përcaktimet tona programore për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë”, ka shkruar Grubi.