• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ekonomisti rus: Putin duhet të detyrohet të zgjedhë ose pagesën e rrogave ose luftën

Ekonomisti rus: Putin duhet të detyrohet të zgjedhë ose pagesën e rrogave ose luftën

by albnews
28 November, 2022
in Bota
0
2
VIEWS

Kur presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke shkelur sovranitetin e një vendi fqinj, sanksionet ndërkombëtare janë parë si përgjigjja më e mirë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe nga aleatët e saj.

Presidenti amerikan Joe Biden nga dita e parë është zotuar se “agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje. Në të kundërtën, pasojat do të ishin shumë më të këqija”.

“Do të kufizojmë aftësitë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen. Do të kufizojmë aftësinë e saj për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Do t’i frenojmë aftësitë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse”, ka thënë Biden më 24 shkurt.

Po atë ditë, Bashkimi Evropian ka miratuar një varg sanksionesh ekonomike kundër Rusisë, të cilat, siç ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, “do t’i ndërpresin Rusisë qasjen në tregjet më të rëndësishme të kapitalit”.

Putin ka pranuar se ekonomia ruse do të përballet me vështirësi si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare, por është zotuar se ajo do të rimëkëmbet dhe do të përshtatet shpejt me realitetin e ri.

“Nuk ka dyshim se realiteti i ri do të kërkojë ndryshime të thella strukturore në ekonominë tonë. Nuk do ta fsheh, nuk do të jetë e lehtë, do të ketë rritje të përkohshme të inflacionit dhe papunësisë. Në këtë situatë, detyra jonë është t’i minimizojmë rreziqet e tilla”, ka thënë Putin.

Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur. Sot janë në fuqi një varg sosh – nga ndalimi i mallrave dhe shërbimeve ruse deri te bllokimi i transaksioneve të saj financiare. Dhjetëra kompani ndërkombëtare po ashtu kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr fare. Nga disa media në SHBA, sanksionet janë cilësuar si më të rëndat dhe më të koordinuarat ndonjëherë nga Perëndimi.

Por, më shumë se nëntë muaj pas, Rusia vazhdon luftën në Ukrainë – në disa rajone edhe më brutalisht. Nga shtatori ka mobilizuar qindra mijëra ushtarë të rinj dhe ka shpallur aneksimin e paligjshëm të disa territoreve ukrainase. Monedha kombëtare ruse, rubla, pas një rënieje të mprehtë, është rikthyer në nivelet e paraluftës.

Nga pamjet që qarkullojnë në internet, situata me furnizime në Rusi duket po ashtu e mirë. Në raftet e dyqaneve ka edhe produkte perëndimore, të cilat thuhet se arrijnë nga vendet e treta.

Atëherë, shtrohet pyetja, a kanë dështuar sanksionet, apo janë duke bërë punë?

“Jo, ato nuk kanë dështuar, por definitivisht nuk janë të mjaftueshme. Në dy javët e para të luftës, Perëndimi ka ndërmarrë shumë sanksione. Rezervat e Bankës Qendrore Ruse janë ngrirë edhe në SHBA, edhe në BE. Në total, rreth 300 miliardë dollarë. Kjo ka qenë një goditje e madhe. Ka pasur shumë sanksione edhe në importe dhe Rusia është përballur me vështirësi në sigurimin e gjërave eseneciale. Megjithatë, nuk ka pasur fare sanksione mbi burimin kryesor të të ardhurave për ekonominë ruse: mbi naftën dhe gazin”, thotë Maxim Mironov, profesor i financave në Shkollën e Biznesit në Madrid.

SHBA-ja i ka ndaluar të gjitha importet e naftës dhe gazit rus, por jo edhe Bashkimi Evropian, i cili mbështetet te Rusia për 40 për qind të nevojave të tij për gaz. BE-ja, me blerjet e saj, i siguron Rusisë mbi 1 miliard dollarë në ditë.

Mironov, thotë se pas fillimit të luftës, blloku evropian, jo vetëm që nuk i ka zvogëluar të ardhurat për Rusinë, por madje i ka rritur ato – sidomos në tremujorin e parë pas 24 shkurtit.

“Kjo ka ndodhur për dy arsye: rritjes së çmimit ndërkombëtar të naftës dhe frikës së politikanëve të BE-së nga mungesa e furnizimeve. Andaj, kanë bërë përpjekje për rritjen e rezervave për të ardhmen dhe, në këtë mënyrë, kanë rritur edhe transferet e parave për Putinin”, thotë ai.

Bashkimi Evropian planifikon t’i ndalojë importet e naftës ruse nga deti deri në fund të këtij viti. Kjo do të thotë zvogëlim i sasisë për dy të tretat. Në mars, BE-ja është zotuar se, brenda një viti, do t’i reduktojë edhe importet e gazit nga Rusia për dy të tretat. Megjithatë, deri më tash, nuk është arritur ndonjë pajtim për ndalim të plotë.

Ekonomisti rus dyshon se efekti i sanksioneve do të vërehet shumë, derisa Putin të mos vihet para, siç thotë, zgjedhjeve të vështira. Në këtë pikë mund të arrijë vetëm nëse merr 25 apo 30% për qind të të ardhurave që ka sot nga nafta dhe gazi, thotë ai.

“Kjo do ta detyronte Putinin të zgjedhë: ose të vazhdojë luftën, ose të paguajë rrogat dhe pensionet. Sepse, nuk do të mund t’i bënte të dyja. Ky edhe duhet të jetë qëllimi i sanksioneve ekonomike, që Putin të mos ketë para për gjithçka dhe të bëjë zgjedhje të vështira. Sot, ai ka para për të paguar rrogat, pensionet dhe luftën”, shton ai.

Jason Blazakis, nga Instituti Middlebury për Studime Ndërkombëtare, thotë se në tryezë duhet të jetë edhe një sanksion tjetër: klasifikimi i Rusisë si shtet sponsorizues i terrorizmit.

Blazakis, i cili ka shërbyer si drejtor i Zyrës së Financave kundër Terrorizmit pranë Departamentit amerikan të Shtetit thotë se klasifikimi i tillë, mes tjerash, do të shkaktonte sanksione dytësore kundër vendeve që vazhdojnë të mbështesin luftën e Rusisë, në një mënyrë ose tjetër.

“Nga përvoja ime si shef i zyrës që është marrë me këtë punë në Departamentin e Shtetit, kjo bën që bizneset të vënë në pikëpyetje vullnetin e tyre për të punuar me një vend që etiketohet si sponsorizues i terrorizmit. Po ashtu, do të kishte hezitime edhe nga India e Kina, që vazhdojnë të kenë marrëdhënie aq të forta me Federatën Ruse. Ato do të mund të bëheshin subjekt i sanksioneve dytësore, nëse Federata Ruse do të etiketohej si shtet sponsorizues i terrorizmit”, thotë Blazakis.

Sipas tij, një vend mund të klasifikohet kështu nëse ka së paku dy shembuj të mbështetjes së terrorizmit nga aparati shtetëror. Ai thotë se Rusia e plotëson këtë kriter pasi mbështet disa aktorë të angazhuar në terrorizëm. Aktualisht, në listën e SHBA-së si shtete sponsorizuese të terrorizmit janë Kuba, Koreja e Veriut, Irani dhe Siria.

Kur Biden është pyetur nga gazetarët në muajin shtator, nëse Rusia duhet të shtohet në listën e “sponsorizuesve të terrorizmit” të Departamentit amerikan të Shtetit, përgjigjja e tij ka qenë “jo”.

Ai thotë se administrata Biden ka disa arsye pse heziton.

“Në mënyrë të pashmangshme mund ta dëmtojë zgjidhjen diplomatike të konfliktit, që mendoj se të gjithë e duan. Dhe e dyta – nga perspektiva amerikane ndoshta edhe më e rëndësishme – është se Federata Ruse mban peng disa shtetas amerikanë, si për shembull Brittney Griner, dhe do të ishte shumë e vështirë për t’i liruar nëse Rusia do të etiketohej si shtet sponsorizues i terrorizmit”, thekson ai.

Të mërkurën e 23 nëntorit, Parlamenti Evropian e ka klasifikuar Rusinë si shtet sponsorizues të terrorizmit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka mirëpritur këtë veprim edhe pse simbolik.

“Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse, për t’i dhënë fund politikës afatgjate të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se “edhe sanksionet më të ashpra nuk i kanë bërë vendet të ndryshojnë pozicionin e tyre”.

Por, Blazakis, nga Instituti Middlebury, argumenton se sanksionet kanë qenë efektive në një numër situatash.

“Në kontekstin e organizatave specifike, për shembull, grupi i njohur si FARC në Kolumbi është sanksionuar nga BE-ja, SHBA-ja dhe shumë qeveri të tjera. Në fund, këto sanksione kanë pasur efekt dhe e kanë sjellë FARC-un në tryezën e bisedimeve. Sanksionet kanë efekt afatgjatë dhe efekt afatmesëm. Nëse konflikti [në Ukrainë] vazhdon, atëherë vazhdojnë edhe sanksionet kundër Federatës Ruse. Dhe për popullin rus dhe Qeverinë ruse, do të bëhet më keq. Kjo, pastaj, mund t’i sjellë rusët në tryezën e bisedimeve”, thotë Blazakis.

Rusia është nën sanksione të Perëndimit prej se ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014. Megjithëse, sanksionet e ndërmarra atëherë, profesori Mironov i cilëson si “shaka”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një parashikim të vetin, ka vlerësuar se ekonomia ruse do të tkurret për më shumë se 8 për qind këtë vit. Ndërsa, për ekonominë e Ukrainës, si palë e pushtuar, kjo shifër shkon deri në 35 për qind.

Përkundër të gjithave, një sondazh i qendrës së pavarur Levada në Moskë ka gjetur se shumica e rusëve – 76 për qind – e mbështesin luftën në Ukrainë. Sondazhi është publikuar në fillim të shtatorit, gjashtë muaj pas nisjes së pushtimit rus. /REL

Previous Post

Jeta e Dritan Rexhepit/ Si u shndërrua studenti i drejtësisë në një lojtar boteror në tregtinë e kokainë

Next Post

Arrestohet shqiptari në Romë, si arriti Artur Ndreka të bëhet “Capo” i droges

albnews

albnews

Related Posts

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani
Bota

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Next Post
Arrestohet shqiptari në Romë, si arriti Artur Ndreka të bëhet “Capo” i droges

Arrestohet shqiptari në Romë, si arriti Artur Ndreka të bëhet “Capo” i droges

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM