Varhelyi takon Vuçiçin në Beograd: Na duhet Serbia në Tiranë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Na duhet Serbia në tryezën e samitit në Tiranë”. Me këtë mesazh e vizitoi Beogradin, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, 1 ditë pasi presidenti Aleksander Vuçiç tha se nuk do të merrte pjesë në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë.

Zyrtari i lartë evropian tha se kontinenti ishte në një udhëkryq kritik dhe se procesi I zgjerimit është një prej 3 prioriteteve të BE. Komisioneri i BE i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë, sanksione, të cilat Serbia nuk i ka mbështetur.

Vetë Vuçiç tha se e kuptonte mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme dhe tha se askush nuk mund t’iu shmanget sanksioneve kundër Rusisë përmes Serbisë.

“Jemi në një udhëkryq kritik. Procesi i zgjerimit po tërheq vëmendje, por po shohim destabilitet të madh gjeopolitik në kontinentin tonë. Kjo është arsyeja përse zhvillojmë një samit javën e ardhshme në Tiranë, ku liderët do të shkojnë për të diskutuar çështjet e rajonit. Nevojitet gjithashtu që Serbia të jetë në tryezën e Tiranës. Lideri i Serbisë duhet të vijë.”

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samit, pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministrit për komunitete dhe kthim, i cili mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ai e akuzoi Kurtin për terror ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa informoi Varhelyin se do të marrë një vendim përfundimtar për Samitin e Tiranës gjatë ditëve në vazhdim.

“Serbët në jug të lumit Ibër janë pranë largimit nga të gjitha institucionet, ndërsa serbët nga veriu i Kosovës dhe Metohisë thonë se nuk do të lenë askënd të shkojë në veri. Situata është e ndezur dhe njerëzit nuk duan të vuajnë më terrorin e Kurtit.”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Komisioneri i BE për Zgjerim i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë. Serbia, vend kandidat për t’iu bashkuar BE, nuk ka mbështetur sanksionet e bllokut për Moskën. Vuçiç tha se e kuptonte mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme dhe tha se askush nuk mund t’iu shmanget sanksioneve kundër Rusisë përmes Serbisë.

“Ne nuk merremi me krim dhe nuk pasurohemi nga vuajtjet e askujt gjatë luftës”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Share This Article