Kampionati Botëror po i afrohet edhe përfundimit të fazës së 1/8-ës së finales.
Dy ndeshje janë në orar që zhvillohet sot, me intervale të ndryshme kohore.
Nga ora 16:00, në stadiumin “Education City Stadium”, do të takohen Maroku dhe Spanja.
Furia e Kuqe është favorite në letër, por që në futboll asgjë nuk mund të parashikohet.
Nga ora 20:00, do të kemi një takim edhe më interesant, pasi Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit takohet me Portugalinë në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.
Fituesit nga këto do takime, do të luajnë me njëri-tjetrin në çerekfinale.