Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në Shën Helier, Jersey, Britani në orët e para të së dielës.
Tashmë kërkimet për trupa mund të marrin javë të tëra, sipas asaj që ka njoftuar policia.
Robin Smith, shefi i policisë bëri po ashtu të ditur se shërbimet e emergjencës nuk janë duke kërkuar më për të mbijetuar. Përpos tre viktimave, dhjetëra persona rezultojnë të humbur.
I pyetur nëse personat që nuk gjenden mund të kenë ndërruar jetë, Smith se ekipet e shpëtimit tashmë kanë kaluar në atë që quhet faza e rikuperimit.
“Kështu që për fat të keq, përgjigja është po.”
Ndërtesa me tre kate u shkatërrua tërësisht pas shpërthimit, shkaku i të cilit nuk dihet ende.