Milo për situatën në veri të Kosovës: Serbia e di që s’lufton dot me shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Historiani Paskal Milo thotë se me gjithë situatën e tensionuar, nuk ka rrezik për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

Në emisionin Review në Euronews Albania, Milo u shpreh se Beogradi e ka të qartë që nuk mund të futet në konflikt me shqiptarët në Kosovë, pasi pas tyre qëndron KFOR dhe EULEX, respektivisht SHBA dhe BE.

“Nuk do ketë rrezik për përshkallëzim veç tensioneve. Vetë Vuçiç e di shumë mirë se nuk do shkojë të ndeshet me shqiptarët vetëm, se prapa tyre qëndron edhe KFOR edhe EULEX, dhe pas tyre SHBA dhe BE. Është marrëzi deklarata e Vuçiç për të kthyer ushtrinë serbe në veri. Është e pakthyeshme. Është vetëm një letër që luhet për të forcuar pozitën e tyre në negociata”, tha Milo.

Share This Article