Argjentina dhe Kroacia takohen sot (e martë) për të zhvilluar gjysmëfinalen e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar nga 20 nëntori.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.
Angel Di Maria u inkuadrua nga bankina në fitoren gjysmëfinale të Argjentinës ndaj Holandës dhe mund të kthehet në 11-shen fillestare për kët takim.
Lionel Scaloni ndryshoi formacionin në 3-5-2 për suksesin e penalltive të së premtes dhe mund të rikthehet në një 4-3-3 më të njohur, me Di Marian dhe Julian Alvarez në krah të Lionel Messit.
Mbrojtësit e krahut Gonzalo Montiel dhe Marcos Acuna janë të suspenduar, me Nicolas Tagliaficon që do të zëvendësojë këtë të fundit.
Kroacia
Josip Stanisic mbetet një dyshim për Kroacinë, por është shqetësimi i tyre i vetëm i lëndimit për gjysmëfinalen e së martës.
Zlatko Dalic mund ta shpërblejë Bruno Petkovic me një vend shartues, pasi ai u fut nga bankina në vazhdime kundër Brazilit për të çuar duelin në penallti në atë ndeshje çerekfinale.
Statistika
Kroacia ka barazuar në tri ndeshjet e fundit (Kampionati Botëror).
Argjentina ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (Kampionati Botëror).
Argjentina ka parë mbi 2.5 gola në tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Kroacisë në të gjitha garat.
Janë shënuar nën 2.5 gola në tri ndeshjet e fundit të Kroacisë (Kampionati Botëror).
Parashikim
Argjentina pritet të fitojë me një gol diferencë ndaj Kroacisë.
Formacionet e mundshme:
Argjentina: Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, McAllister, Fernandez, De Paul, Di Maria, Alvarez, Messi.
Kroacia: Livakovic, Sosa, Gvardiol, Lovren, Juranovic, Modric, Brozovic, Kovacic, Perisic, Pasalic, Petkovic. /Telegrafi/