Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.47 milionë euro për blerjen e objektit të ambasadës së Kosovës në Londër.
Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit këtë të martë, pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e këtyre mjeteve buxhetore.
“Në kuadër të ndarjeve buxhetore vjetore, ka qenë i paparë edhe blerja e ndërtesës së ambasadës. Është e nevojshme të ndajmë mjete shtesë në vlerë prej 2.47 milionë euro”, ka thënë para kabinetit qeveritar, ministri i Financave, Hekuran Murati.