Shëndeti i aktorit hollivudian Bruce Willis është përkeqësuar. Aktori 67-vjeçar vuan nga afazia, një sëmundje që shkakton humbje të aftësisë për t’i shërbyer vetes, nuk flet dhe nuk kupton. Familjarët, por edhe ish-gruaja e tij Demi Moore ndodhen pranë aktorit, i cili është në një gjendje të rëndë për momentin.
“Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku” zbuloi një burim për RadarOnline.com. Rreth yllit të Hollyëood-it janë gruaja e tij Emma Heming dhe dy vajzat e tyre, Mabel 10 vjeç dhe Evelyn 8 vjeç, por edhe ish-partnerja e tij Demi Moore dhe tre vajzat e lindura nga martesa e tyre, Rumer 34 vjeç, Scout 31 vjeç dhe Tallulah 28 vjeç.
“Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce. Është e dhimbshme ta shohësh atë të përkeqësohet, por gjithçka që mund të bëjnë është t’i thonë se e duan dhe të luten për një mrekulli Krishtlindjesh”, përfundon burimi.
Ndërkohë është zbuluar edhe testamenti i aktorit i cili nuk u ka lënë asgjë vajzave që ka nga martesa me Demi Moore, pasi ai ka menduar se ato janë në gjendje t’ia dalin vetë. Shumica e të ardhurave të aktorit do të shkojnë për bashkëshorten e tij dhe vajzat e tyre. Bruce u ka lënë vetëm 1% të gjithë pasurisë së tij tre vajzave të mëdha, përkatësisht nga 1 milion dollarë.
“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re”, tha burimi. “Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai i ka ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre.”