Tifozët e Francës dhe Marokut janë përplasur në Paris dhe Montpellier pas fitores 2-0 nga skuadra e Didier Deschamps në gjysmëfinalen dramatike të Kupës së Botës të së mërkurës mbrëma.
Miliona marokenë janë duke jetuar në Francë, derisa ndeshja ishte parë në hapësira të jashtme nga tifozët e të dyja skuadrave.
Me të përfunduar ndeshja ku Franca siguroi finalen, kanë filluar trazirat me tifozët e dy Kombëtareve që janë përplasur mes vete.
Përleshja dhe trazirat e shkaktuara mes tifozëve kanë bërë që një i ri ta humb jetën në qytetin Montpellier.
Turma e tifozëve marokenë i kanë hequr një francezi flamurin kombëtar nga makina e tij, derisa ai vendosi të ikë duke shkelur turmën.
Nga vetura që ka goditur turmën, një maroken 14-vjeçar ka humbur jetën, derisa pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetet sociale dhe mediat franceze.
Policia kishte problem të madh t’i qetësonte dy grupet e tifozëve që hidhnin flakadanë e fishekzjarrë mes njëra tjetrës.
Kujtojmë që tifozët marokenë kishin shkaktuar trazira edhe në Bruksel, pasi Kombëtarja e tyre kishte eliminuar belgët nga faza e grupeve në Kupën e Botës.