ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 1 hour ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 2 hours ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 2 hours ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 2 hours ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Dumani 2″/ Një tjetër eksponent i krimit bëhet i penduar, nxjerr 30 emra ekzekutorësh dhe porositës vrasjesh

albnews by albnews
15 December, 2022
in Albania
0
“Dumani 2″/ Një tjetër eksponent i krimit bëhet i penduar, nxjerr 30 emra ekzekutorësh dhe porositës vrasjesh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Erjon Alibej, i arrestuar nga SPAK si porositës dhe financues i disa prej vrasjeve të ndodhura në tri vitet e fundit, ka pranuar të flasë, për tre prokurorët që po ndjekin hetimet e operacionit “Plumbi i Artë”.

Me dëshminë e tij, Alibej duket se po kthehet bashkëpunëtori dhe i penduari i 5-të i SPAK në këtë çështje, pas Klevis Allës, Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhës dhe Euglent Halilit.

RelatedPosts

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

Ora News mëson se Alibej ka treguar për disa ngjarje kriminale, ku është përfshirë edhe vetë.

Rrëfimi i tij lidhet edhe për vrasje, të cilat ai pretendon se ka dijeni se kush persona i kanë kryer dhe financuar ato.

Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, SPAK ende nuk i ka dhënë Erjon Alibejt statusin e bashkëpunëtorit pasi dëshmia e tij vijon të jetë në verifikim e sipër.

Për këtë arsye SPAK ka tërhequr nga rrethet dosjet e ngjarjeve për të cilat ka folur i dyshuari dhe po rishqyrton rrethanat dhe provat.

Erjon Alibej, sëbashku me Euglent Halilin dhe Xhulian Hoxhën, janë akuzuar për vrasjen e shtetasit Regis Runaj.

Por sapo dosja kaloi për gjykim, prokurori i çështjes Behar Dibra, i kërkoi Gjykatës së Posaçme, tërheqjen e akteve hetimore vetëm për të pandehurit, Erjon Alibej, me argumentin se SPAK po hetonte dhe për vrasje të tjera.

Tashmë prokurorët janë duke kryer një mori veprimesh të tjera, ku po veprifikojnë dëshmitë e dhëna nga Erjon Alibej.

Nëse ky i fundit do fitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, atëherë ai kthehet në të penduarin e 5 të kësaj dosje voluminoze, që flet për një seri grabitjesh dhe vrasjesh me pagesë.

Bashkëpunimi i të arrestuarit Alibej me drejtësinë, mund të sjellë një valë të dytë arrestimesh nga SPAK pasi ai ka treguar emrat e mbi 30 personave të përfshirë në ngjarje kriminale.

Prokuroria ka kërkuar së fundi të marrë në pyetje edhe shtetasin Elton Kila alias (Oti), i cili është personi të cilin Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, kishin planifikuar të vrisnin në muajin mars 2022 në Elbasan.

Sipas Dumanit, porosinë e vrasjes së “Otit” e kishte kërkuar Suel Çela, ndërsa sipas bashkëpuntorit tjetër, vrasjen e Elton Kilës e kishte kërkuar Nuredin Dumani, pasi sipas tij “Oti” strehonte dhe mbante me bukë Talo Çelën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result