Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga valë e paprecedentë stuhie dimërore.
Shteti i Nju Jorkut së bashku me Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Maryland, Karolinën e Veriut dhe Oklahoma, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedentë të dimrit që mediat amerikane i kanë quajtur “ciklon bombë”, ose ” Snowmaggedon”.
Temperaturat akullnajore priten të kapin majat -57 gradë në disa zona malore të Wyoming.
Mbi 2300 fluturime u anuluan në orën 20.30 të mbrëmjes mes shqetësimit të madh për miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve.
Stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarmet e motit të fundjavës, përpara ditëve më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.
Alarmet shtrihen nga bregu në bregdet dhe arrijnë në jug deri në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida, shteti Sunshine.