Një grua ka mbetur e vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave në vigjilje të Krishtlindjeve në Britaninë e Madhe.
Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, ngjarja ka ndodhur në orën 23.50 në fshatin Wallasey në një pub.
Gruaja dhe tre burra të plagosur u dërguan në spital por për fat të keq ajo nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Sipas policisë, numri të plagosurve është më i madh.
Zona është rrethuar me kordon ndërsa policia tashmë po kontrollon për pamje nga kamerat e sigurisë apo dëshmi nga dëshmitarët okularë.
Sipas policisë, autori që hapi zjarri u largua nga vendi i ngjarjes me një Mercedes të zi. Motivet që e çuan drejt aktit ekstrem nuk dihen ende.