Pavarësisht ecurisë së luftës, ushtarët ukrainas kanë mundur që të festojnë Krishtlindjen.
Disa foto të shpërndara nga ushtria e Ukrainës tregojnë një grup ushtarësh të mbledhur rreth tryezës në vigjilje të Krishtlindjes.
Nuk dihet se në çfarë vendi u mblodhën ushtarët, por ajo që bie në sy është se tryeza është e ndriçuar nga qirinjtë pasi dihet tashmë që Ukraina ka probleme të furnizimin me energji elektrike për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës nga bombardimet e rusëve.
Kujtojmë se të paktën 16 persona kanë mbetur të vrarë të shtunën në rajonin e Kherson-it, sipas zyrtarëve ukrainas. Mes tyre përfshihen ata që humbën jetën nga bombardimet e së shtunës në mëngjes, si dhe tre punonjës të ekipeve të shpëtimit që u vranë ndërsa çminonin zonën.