Mbahet mesha e Krishtlindjes

albnews
By
1 Min Read

Sot, besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Mesha e lindjes së Krishtit u kremtua në mesnatë, në katedralen e Shën Palit, atje ku shumë besimtarë iu bashkuan lutjeve për më shumë mirësi e harmoni në jetët e secilit.

Ndërkohë, këtë mëngjes mesha nga besimtarët ortodoksë u mbajt në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë shpëtimtari Jezu, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe bashkimin në familje.

Share This Article