FSK vendos radar në Aeroportin e Gjakovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 14/98, të datës 18 prill 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të ngrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n”, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Mbrojtjes.

Share This Article