Festat e fundvitit bënë bashkë dy grupet e Partisë Demokratike këtë të mërkurë dhe sinjalet duke se janë për bashkim.
Ishte kryedemokrati Sali Berisha ai që pas drekës të organizuar nga deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, fliste për një fillim të ri për Grupin Parlamentar të të djathtëve.
“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!” Shkroi Berisha krahas fotos që shpërndau në rrjetet e tij sociale.
Sinjalet e bashkimit i përcjell edhe Mziu, i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook i referohet mbledhjes si një “drekë pune dhe bashkëpunimi.”
Në drekën e demokratëve mungonte Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryetari Lulzim Basha të cilët e kanë refuzuar ftesën.