Shtyhet debutimi i Cristiano Ronaldo

albnews
By
1 Min Read

Cristiano Ronaldo duhet të shtyjë debutimin me skuadrën e Al Nassr sipas asaj që shkruajnë mediat angleze. Shkak është bërë pezullimi i futbollistit portugez me 2 ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit.

Ky rregull vlen edhe nëse ndryshon ekip apo kampionat sipas FIFA-s. Ronaldo u ndëshkua pasi hodhi telefonin e një djali kur sulmuesi asokohe ishte pjesë e Manchester United dhe po hynte në brendësi të stadiumit. Masa u mor edhe pse Cristiano Ronaldo kërkoi falje për veprimin.

Në ceremoninë e prezantimit të Ronaldo e zhvilluar të martën, ishin të pranishëm në stadium 25 mijë tifozë që tani duhet të presin ende për të parë një ndeshje të sulmuesit që fitoi gjithçka në Europë.

Share This Article