Momente tmerri në aeroportin e Culiacan pas arrestimit të djalit të El Chapo-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria meksikane arrestoi këtë të enjte Ovidio Guzmán-López, djalin e Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cilësuar si trafikanti më famëkeq i drogës.

Arrestimi ka ardhur vetëm pak ditë nga vizita e parë e Presidentit amerikan, Joe Biden, në Meksikë.

Menjëherë pas lajmit të arrestimit, në qytetin e Culiacan nisën trazirat, ndërsa kryebashkiaku Juan de Dios Gamez u kërkoi qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në qetësimin e situatës.

Ndërkohë, një situata dramatike është përjetuar në aeroportin e Culiacan, ku anëtarët e kartelit të drogës nisën të qëllojnë me armë të kalibrit të lartë në drejtim të ushtrisë meksikane.

Momentet e ankthit dhe terrorit u përjetuan edhe nga pasagjerët e një avioni, i cili ishte duke u ulur në atë momente në pistë.

Share This Article